Politika e privatësisë

Këtu shpjegojmë cilat të dhëna i mbledhim, pse, dhe të drejtat që keni mbi to.

Të dhënat që mbledhim

Të dhënat që i shkruani ju në formularët e kërkesave: emri dhe mbiemri, telefoni, emaili (opsional), vetura e zgjedhur, datat dhe shënimet tuaja.

Faqja nuk merr pagesa; nuk kërkon dhe nuk ruan të dhëna kartelash.

Pse i përdorim

Për të shqyrtuar kërkesën, për të kontrolluar disponueshmërinë dhe për t'ju telefonuar për konfirmimin e rezervimit.

Të dhënat tuaja nuk ua shesim dhe nuk ua kalojmë palëve të treta për marketing.

Ruajtja

Kërkesat ruhen aq sa nevojitet për procesin e rezervimit dhe për detyrimet ligjore; më pas fshihen.

Cookies dhe gjuha

Faqja është e shkruar në turqisht, shqip dhe anglisht. Nëse zgjidhni një gjuhë tjetër, faqja përkthehet me Google Translate; në atë rast Google mund të përdorë cookie-n e vet dhe teksti i faqes i dërgohet Google-it për përkthim.

Përveç kësaj, nuk përdoren cookies për reklama apo përcjellje.

Të drejtat tuaja

Për të parë, korrigjuar ose fshirë të dhënat që mbajmë për ju, na shkruani nga faqja Kontakti.

Ky tekst është për informim të përgjithshëm; kushtet detyruese janë ato në kontratën tuaj të qirasë.